Gjirokastër/ Merr flakë shtëpia, burrë dhe grua humbin jetën të djegur nga zjarri

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dropull të Gjirokastrës, në fashtin Hollomo, ku nga zjarri kanë mbetur të vdekur një çift bashkëshortësh të moshur.

Viktimat janë Irakli dhe Fotini Panajoti, por ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që përfshiu shtëpinë e tyre.

Fshati Hllomo ndodhet rreth 3 orë larg nga Gjirokastra dhe infrastruktura rrugore është tejet e vështirë dhe amortizuar. Zjarrfikësja ka shkuar me vonesë për këtë arsye, ndaj shtëpia u shkrumbua e gjitha. Fshati banohet nga një numër fare i vogël banorësh.

Çifti i moshuar Fotini dhe Irakli Panajoti të moshës 84-vjeç, mësohet të kenë humbur jetën nga flakët që përfshinë banesën e tyre.

Në vendngjarje ka shkuar zjarrfiksja, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi përshkak të erës së fortë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *