Kreu i PD, Sali Berisha është duke mbajtur një bashkëbisedim me gazetarët.
Berisha tha se në Shqipëri janë miratuar dy ligje për të dënuar krimet njerëzore gjatë periudhës së diktaturës, por PD qëndron pro lustracionit.
Sakaq shtoi se këto ligje kanë bërë të mundur dënimin e 73 zyrtarëve, ku theksoi se nuk u kursye as presidenti.
“PD gjatë periudhave të saj në pushtet ka miratuar dy ligje për legjistracionin. Ligjet e dekraminalizimit janë tjetër. Me ligjin e lustracionit, PD largonte të gjithë bashkëpuntorët e Sigurimit të Shtetit është venë në zbatim në ’96-ën. Për këtë arsye ne miratuam në Parlament ligjin e legjistracionit, identik me atë që ishte pasi kishte një mbështetje të plotë nga Kushtetuta.
Për veç këtyre PD miratoi në ’95-ën ligjin për dënimin kundër krimeve njerëzore, në Shqipëri u dënuan 73 zyrtarë nga presidenti deri tek më i thjeshti. Ne kemi qenë dhe do të jemi për ligjin e legjistracionit”, tha ai.