EMRAT/ Nuk i njihnin ujërat e Shqipërisë, dy turistët e huaj rrezikuan të humbnin jetën

Dy turistë të huaj, Ahmed Akra 23 vjeç dhe Ahmed Mkalolak kanë rrezikuar të mbyten sot, teksa laheshin në ujërat e ftohtë të Kanalit të Çukës në Sarandë.

Turistët, duke mos ditur se sa i ftohtë është uji në këtë zonë, ku bashkohet lumi i Bisticës me detin Jon, janë hedhur të lahen.

Sapo janë futur në ujë, të dy kanë nisur të ndjehen keq dhe të kenë probleme me frymëmarrjen. Turistët kanë kërkuar ndihmë dhe policia e ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *