Të tjera detaje kanë dalë nga operacioni i SPAK i ditës së djeshme në Doganën e Vlorës.
Në pranga kanë rënë dy persona, Arian Kasëmi dhe Skënder Kasëmi, që me anë të ryshfetit ndaj punonjësve të Drejtorisë Doganore Vlorë kalonin produkte kontrabandë.
Ndërkohë që në kërkim janë shpallur Aurel Nebiu dhe Mustafa Mecaj, të cilët janë punonjës pranë doganës dhe dyshohet se në këmbim të parave lejonin kalimin e produkteve pa dokumenta./Priza.al