EMRAT/ Pas prefektit të Lezhës lirohet nga detyra edhe ai i Durrësit, ja kush i zëvendëson

Pak ditë pasi Prefekti i Qarkut të Lezhës, Gjokë Jaku u lirua nga detyra, ditën e sotme është liruar edhe ai i Durrësit, Roland Nasto.

Në vendimin e marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave thuhet se ata janë zëvendësuar nga Emiljan Jani në Durrës, i cili ka qenë më parë në këtë detyrë dhe Gjergj Prendi në Lezhë.

VENDIMI:

V E N D O S I:

  1. Roland Nasto, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Emiljan Jani emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Emiljan Jani

Emiljan Jani, prefekti i emeruar i Durresit

Vendimi i Këshillit të Ministrave për prefektin e Lezhës

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË LEZHËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Z. Gjokë Jaku, prefekt i Qarkut të Lezhës, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Z. Gjergj Prendi emërohet prefekt i Qarkut të Lezhës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *