EMRAT/ Plagoset me armë zjarri 25-vjeçari në Lezhë, autori shpallet në kërkim

Paulo Bushi (Ndoj) është plagosur me armë zjarri rreth orës 14:40, në fshatin Manati të Lezhës. 25-vjeçari është përleshur me një tjetër person të identifikuar si Xhulio Vokrri, pas një konflikti për motive të dobëta. Në sherr e sipër Vokrri ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar drejt Bushit, duke e lënë të plagosur në këmbë.

25-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Vokrri është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai është shpallur në kërkim nga Policia.

Njoftimi i Policisë Lezhë: 

Plagosi me armë zjarri 25-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori i dyshuar dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xh.V., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij. Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *