EMRAT/ Plagosja në një hotel në Ksamil, gjykata merr vendimin për shkodranin dhe italianin

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka caktuar sot masën e sigurisë ‘ Arrest me burg’ shkodranin për Edison Vyzaj autor i plagosjes së Taulant Beqirit, në një hotel në Ksamil.

Gjithashtu ‘Arrest me burg’ gjykata ka caktuar edhe për shtetasin italian Makawitage Perera 24 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale, ‘prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, si dhe ‘veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’.

Ndërkohë për 27-vjeçarin, Taulant Beqiri që mbeti i plagosur është dhënë masa e sigurisë ‘Arrest shtëpie’ për veprën penale’ Moskallzim krimi’ dhe ‘Prodhim dhe shitja e narkotikëve’.

Gjatë seancës gjyqësore personat e ndaluar kanë dëshmuar se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Në sallë kanë qenë Edison Vyzaj dhe italiani Makawitage Perera 24 vjeç, ndërsa personi i tretë, Taulant Beqiri 27 vjeç, nuk ishte pasi ndodhet në spitalin e traumës në Tiranë pas plagosjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *