Emrat/ Plagosje me armë në Tiranë

Një plagosje me armë ka ndodhur në Tiranë.

Mësohet se shtetasi Robert Duka, 42 vjeç pas një konflikti ka plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin Denis Kuka.

42-vjeçarit i është sekuestruar arma e zjarrtit dhe është shoqëruar në komisariat.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe u largua, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë krimit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në Tufinë, shtetasi R. D., 42 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin D. K., kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kapur dhe shoqëruar në komisariat, shtetasin R. D.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas.

Shtetasi D. K. aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *