Kryesia e PD-së ka miratuar sot kandidaturat e tjera për primaret brenda saj, për 12 bashki.
Deputetja Albana Vokshi ka dhënë sot një deklaratë për mediat ku bëri me dije se kryesia ka miratuar emrat e kandidatëve për Primaret në bashkitë që kishin mbetur pa miratuar.
Deklarata e Albana Vokshit:
Komisioni për Organizmin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, pasi mori në shqyrtim dokumentacionin e plotë të ardhur nga të gjitha degët e mbetura për vendimmarrje, ja kaloi kryesisë së PD-së, e cila në mbledhjen e sotme mori vendimin, që kandidatët për primare janë si më poshtë vijon:
Bashkia Fushë Arrëz – Dedë Bajraktari, Hilë Curri, Hilë Kola, Pjetër Qafa, Nik Deda
Bashkia Cërrik – Ankelita Çela, Servet Duzha
Gjirokastër – Enkelejda Mushi, Telnis Skuqi, Shemsho Lamja, Dorian Lami
Përmet – Edmond Komnino, Niko Shupuli
Këlcyrë – Arjan Kasa, Edmond Nano
Memaliaj – Albert Malaj, Bukurosh Hajdini
Tepelenë – Baftjar Imeri, Hysni Kasemi
Libohovë – Adil Xhelili
Kolonjë – Et’hem Lumani
Kamzë – Arjan Hoxha, Asllan Dogjani, Shemsi Prençi
Bulqizë – Dëfrim Fiku, Fatos Hoxha
Krujë – Agim Kodra, Agron Loka, Andi Gjoka, Arjan Vogli, Aqif Mesi, Genc Laçi, Gëzim Hoxha, Ilir Ndreu, Imer Merlika, Ndriçim Babasi, Denis Hidri
Për bashkitë e tjera është duke u biseduar me partitë e tjera aleate.
Ndërkohë në ditët në vijim KOKOE do të japë një informacion më të plotë me statistika me kandidaturat e miratuara nga kryesia.