EMRAT/ Qarkullonin më armë zjarri në makinë, arresohen 2 persona në Tiranë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën me armë zjarri në makinë.

Uniformat blu raportojnë së në pranga kanë rënë Redi Hoxha, 36 vjeç dhe Alban Begeja, 42 vjeç pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën 2 pistoleta.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas që qarkullonin me 2 armë zjarri pistoleta, në automjet.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethit të Selitës, në një automjet, qarkullonin persona të armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Selita”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit R. H., 36 vjeç dhe A. B., 42 vjeç.

Në afërsi të rrethit të Selitës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin R. H. dhe pasagjer shtetasin A. B.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *