Emrat/ Rrahën dhe përdhunuan vajzën e re, e më pas e hodhën në det, gjykata dënon përjetë shqiptarin dhe grekun

Gjykata e Apelit në Greqi, ka marrë vendimin për të mos pranuar kërkesën për lehtësim të dënimit për shqiptarin dhe grekun të cilët akuzohen se vranë studenten greke, Eleni Topaloudi.

Kujtojmë se krimi i rëndë ndodhi në ishullin Rodos të Greqisë në nëntor të vitit 2018, ku Eleni u gjet e vdekur në ujërat e Rodosit. Dosja që tashmë është gjykuar sërish në Apel dhe ka pasur si të pandehur 21-vjeçarin grek Manolis Koukouras dhe shqiptarin Aleksandër Luca 20 vjeç.

Gjatë hetimit janë mbledhur prova dhe materiale, ku rezulton se dy të rinjtë kanë dhunuar dhe vrarë studenten 21-vjeçare. Në dosje janë edhe komunikime të shqiptarit dhe shokut të tij grek që kanë biseduar me studenten para se ajo të vritej. Po kështu, kamerat e sigurisë në rrugë kanë filmuar edhe momentin kur shqiptari shfaqet në makinë me studenten.

Vlen të theksohet se prokurorja ndër të tjera në fjalën e saj kishte deklaruar: “Vrasja është kryer nga të dy të pandehurit për t’i mbyllur gojën vajzës. Nëse dikush nuk donte, ai do t’ju thërriste për ndihmë. “Të gjitha veprimet e tyre të mëvonshme dëshmojnë se gjithçka është bërë bashkë, me plan dhe me mashtrim”.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *