Emrat/ Sherr me thika në Vlorë, plagosen babë e bir, djali në gjendje kritike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 24 Maji në Vlorë, ku pas një sherri me thika mes disa personave janë plagosur babë e bir.

Burime bëjnë me dije se Xhevdet Braushi 62-vjeç dhe djali i tij Albion Braushi 30-vjeç janë dërguar më urgjencë në spitalin e Vlorës ku po marrin ndihmën mjekësore.

Mësohet se babai është jashtë rrezikut për jetën ndërsa i biri ndodhet në gjendje të rëndë. Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë transportuar dy të plagosurit për në spital.

Sipas informacioneve, i riu ka marrë reth 10 goditje me thikë në trup. Dëshmitarët zbulojnë se babë e bir janë sulmuar në errësirë dhe janë gjetur të shtrirë në trotuar.

Ndërkohë personat të cilët i kanë sulmuar, janë arratisur nga vendngjarja dhe ende nuk është bërë identifikimi i tyre nga policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *