Emrat/ Sherr mes dy personave në Tiranë, plagoset me thikë 25-vjeçari

Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme te “Rruga e Kavajës” në Tiranë. Uniformat blu raportojnë se gjatë një konflikti, Florian Garo, ka goditur me mjet prerës Kristian Priftin, 25-vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Nuk dihet ende se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 06.01.2023, në Rrugën e Kavajës, gjatë një konflikti, shtetasi F. G., dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. P., 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *