Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Garunjë të Lushnjës. Bëhet me dije se konflikti për tokën ka shkaktuar viktima në mesin e kushërinjve.
Viktimë ka mbetur Romeo Hasalla, ndërsa si autor i dyshuar është Kastriot Hasalla. Nga konflikti të plagosur kanë mbetur Shuaip dhe Laert Hasalla.
Policia është vendosur në ndjekje të autorit, i cili është larguar nga vendngjarja.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot rreth orës 06:30, në fshatin Garunjas, njësia administrative Bllagat, Lushnje, si pasojë e një konflikti për motive pronësie mes kushërinjve të parë, kanë mbetur të plagosur me armë gjahu shtetasit Sh. H., 65 vjeç,(babai) L. H dhe E. H, 31 vjeç(vëllezër) si edhe ka ndërruar jetë shtetasi R. H, 30 vjeç(vëllai tjetër).
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. H dhe K. H., 33 vjeç(vëllezër), ku vijon puna intensive për kapjen e tyre.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.
/Priza.al/