Katër shqiptarë që drejtonin një pikë shpërndarjeje kanabisi nga shtëpia e tyre në Hartlepool, u burgosën të enjten dhe do të kthehen në Shqipëri pas shlyerjes së dënimit.
Kur policia bastisi shtëpinë e tyre ata gjetën 10 kilogramë kanabis të paketuar në një gardërobë që kishte një vlerë prej 200,000£.
Leo Metushi, 38 vjeç dhe Zenel Tusha, 26 vjeç, u dënuan të dy me nga 20 muaj burg pasi u shpallën fajtorë për posedim droge me qëllim shpërndarjen. Mirush Tusha dhe Petrit Tusha, të dy 23 vjeç, u dënuan me nga 19 muaj burg për të njëjtën vepër.
Gjykatësi Jonathan Carroll i tha katërshes: Ka një operacion të mirëfilltë dhe të vazhdueshëm të bandave shqiptare të drogës në këtë zonë dhe vjen një pikë ku dënimet duhet të kenë një element parandalues.