EMRAT/ Shpërndanin lëndë narkotike në Kukës dhe Has, 6 persona arrestohen në flagrancë

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen se shpërndanin lëndë narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Binomi” janë kapur Benard Peca, Armond Cengu, Gentian Peka, Besnik Peka, Lavdrim Peka dhe Avdi Morina .

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, është gjetur një sasi lënde narkotike kanabis dhe fara kanabisi. Hetimet e kryera ka rezultuar së këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në doza në qytetin e Kukësit dhe Hasit.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Binomi”. Operacioni nga DVP Kukës, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotikëve. Shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla në Kukës dhe Has, arrestohen në flagrancë 6 shtetas. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike dhe fara kanabisi. Strukturat e DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotikëve, në kuadër të hetimit disamujor të nisur ndaj disa shtetasve, për shpërndarje të lëndëve narkotike në Kukës dhe Has, bazuar në provat e siguruara, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Binomi”. Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.C., 23 vjeç, A. M., 24 vjeç, L. P., 28 vjeç, B. P., 24 vjeç, G. P., 23 vjeç, dhe B. P., 15 vjeç, banues në Kukës dhe Has. Gjatë operacionit, në qytetin e Kukësit, në lagjen Zabel, shërbimet e Policisë kanë ndaluar dy automjete, me drejtues shtetasit G. P. dhe A. C. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis dhe fara kanabisi. Nga hetimet e kryera ka rezultuar së këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në doza në qytetin e Kukësit dhe Hasit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *