Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka kërkuar pushimin e çështjes ndaj 7 ish-gjyqtarëve të njohur në sistemin e drejtësisë shqiptare, të shkarkuar nga Vettingu me argumentin se s’ka vepër penale në ngarkim të tyre.
Burime për median bëjnë me dije se vendimi do të shpallet në 7 korrik, si dhe SPAK këtë të premte ka paraqitur kërkesën në GJKKO për pushim çështje.
Priza.al sjell dhe emrat e gjyqtarëve që pritet ‘t’i shpëtojnë’ këtyre hetimeve:
- Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;
- Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
- Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
- Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
- Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
- Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
- Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë.