Emrat/ Të dënuar për thyerjen e masava të arrestit, arrestohen 2 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, pasi akuzohen se kanë thyer masën e arrestohen. Konkretisht bëhet fjalë 62-vjeçari Mehmet Lamko, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Po ashtu edhe i riu Elsi Balla është dënuar me 10 muaj burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore për vendndodhjen e dy personave të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Location 2”.

Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e quajtur ”Komunën e Parisit”, u bë kapja e shtetasve:

– Mehmet Lamko, 62 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;

– Elsi Balla, 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 10 muaj burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *