Katër persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Durrës.
Në pranga kanë rënë shtetasit Besim Vathi, Abasa Hasani, Bledar Plaku dhe Ilir Doka të cilët janë dënuar për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i policisë:
Durrës / Finalizohet operacioni policor i koduar “Ëanted”.
4 shtetas të kërkuar për vepra të ndryshme penale, vihen në pranga nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës dhe Komisariati i Policisë Durrës.
Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative mbi vendndodhjet e disa shtetasve të kërkuar, bënë të mundur ndalimin e shtetasve:
-Bledar Plaku, 39 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim. Më 17.01.2015, 39-vjeçari, së bashku më 3 shtetas të tjerë, u konstatua duke transportuar tre kallëpe lënde plasëse;
-A. H., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, një shtetas tjetër;
-B. V., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë. Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar 53-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi u konstatua duke kultivuar bimë narkotike në banesën e tij;
-I. D., 54 vjeç, banues në lagjen nr.1, Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”. Shtetasit I. D. iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektike, në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.