Një person në Vlorë kanë tentuar ta rrëmbejnë. Dy personat e akuzuar janë shpallur në kërkim nga policia. Ata janë identifikuar si Sandri Sulaj dhe Sadedin Jaupaj. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur dhe cila mund të ketë qenë arsyeja për ta rrëmbyer.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasit S. S., 34 vjeç dhe S. J., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për motive të dobëta kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S. Vijon puna për kapjen e tyre.
/Priza.al/