FOTO/ Shiste drogë në Danimarkë, por në Shqipëri SPAK-u i merr ‘peng’ pularinë, pulat, vezët dhe 5 makina luksoze (1 mln euro vlerë)

Pasuria me vlerë 1 milion euro e Astrit Beqirit, i lidhur me trafikun e kokainës në Danimarkë, i ka kaluar shtetit. Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka konfiskuar 2 pulari në Shkodër me vlerë 800 mijë euro, 5 automjete të ndryshme si edhe rreth 250 mijë euro para kesh. Vendimi është marrë ditën e sotme, teksa lajmi u konfirmua nga vetë SPAK.

“Pasuri dhe Cash konfiskuar nga SPAK! Pasuri e krijuar nga aktivitet kriminal – trafik ndërkombëtar droge në Danimarkë.  Vlera: 1 Milion € i kalojnë shtetit shqiptar. Një aktivitet biznes pulari në Shkodër =400 mijë € / Një aktivitet biznes pulari në Shkodër =400 mijë / 5 automjete të ndryshme / 173 500 € & 8.6 Milion lek cash”,- njofton SPAK.

SPAK akuzon Astrit Beqirin për veprat penale të trafikimit të narkotikëve, pastrimit të produkteve të veprës penale, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që ka operuar jo vetëm në territorin e Danimarkës, por dhe në Gjermani, Holandë, Suedi, Belgjikë, Shqipëri, etj.

Ky grup kriminal të ardhurat “cash” i dërgonin në Shqipëri, ku më tej investoheshin në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe në aktivitete biznesi. Paratë silleshin nga Danimarka në Maqedoninë e Veriut, duke i transportuar me autobusë. Më pas ato merreshin nga Dhimitër Shkodrani dhe përfundonin te Astrit Beqiri në Shkodër, ku investoheshin në biznese, prona etj.

Screenshot 1

Astrit Beqiri është kunati i drejtuesit të grupit të strukturuar kriminal Jetmir Kastrati (i njohur në Danimarkë si Sokol Krasnici), i arrestuar në Danimarkë. Hetimi i mëtejshëm provoi se Astrit Beqiri paratë e ardhura nga krimi kishte mundur t’i pastronte duke i investuar në biznes, siç ishte pularia “RENS 2015”, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, të sekuestruara. Hetimet dhe arrestimi i tyre ishte si pjesë e operacionit të gjerë të zhvilluar në 26 qershor 2019, ku mori pjesë dhe Europol dhe u zhvillua në disa vende të Europës.

foto galeri

Postimi i SPAK:

“Pasuri dhe Cash konfiskuar nga SPAK! Pasuri e krijuar nga aktivitet kriminal – trafik ndërkombëtar droge në Danimarkë. Vlera: ~ 1 Milion € i kalojnë shtetit shqiptar

Pasuritë & cash konfiskuar nga http://SPAK.al që i kalojnë shtetit shqiptar : *Një aktivitet biznes pulari në Shkodër =400 mijë € / *Një aktivitet biznes pulari në Shkodër =400 mijë € / *5 automjete të ndryshme * / 173 500 € & 8.6 Milion lek cash!”

foto galeri

foto galeri

EMRAT/ Trafik droge në Danimarkë, SPAK konfiskon pasuri 1 milion euro:

EMRAT/ Trafik droge në Danimarkë, SPAK konfiskon pasuri 1 milion euro:

EMRAT/ Trafik droge në Danimarkë, SPAK konfiskon pasuri 1 milion euro:

EMRAT/ Trafik droge në Danimarkë, SPAK konfiskon pasuri 1 milion euro:

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *