Dy burra janë rrëzuar brenda në pus në Mallakastër, teksa ishin duke e pastruar.
Lidhur me ngjarjen, policia bën me dije se shtetasit Bledar Bregu dhe Besnik Veliaj, janë nxjerrë nga pusi me shenja jete ku dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd, duke pastruar në një pus uji kanë rënë shtetasit B. B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerrjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.