Dy persona janë arrestuar në Fier, pasi u kapën me emigrantë të paligjshëm.
Në ranga kanë rënë shtetasit Hajdi Deda 26-vjeç dhe Ernest Kuqi 32-vjeç.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kafaraj”, për evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.
U kapën në flagrancë, duke transportuar emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 2 shtetas.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kafaraj”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– H. D., 26 vjeç, banues në Tiranë dhe E. K., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, duke transportuar me automjetin tip “Audi”, 3 emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.