Emrat/ U kapën në ‘shtëpi bari’, shqiptarët para Gjykatës britanike: Jo vetëm aq, kemi vjedhur dhe energji

Dy shqiptarë janë arrestuar në Angli, pasi janë kapur në një ‘shtëpi bari’.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Rolomol Cipi dhe Dashmir Hazizaj, 24-vjeç punonin si kopshtarë në fermë kur rriteshin bimët e kanabisit. Mësohet se të rinjtë kanë vjedhur edhe energji elektrike, të cilën e përdornin atë për të vendosur në funksion llambat për rritjen e kanabisit.

Në vendin ku janë arrestuar shqiptarët, policia ka sekuestruar 48 bimë kanabis, si dhe këta të fundit janë dënuar me 13 muaj burg.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *