Policia e Fierit ka bërë të mundur goditjen e një rasti vjedhjeje në Fier ku 4 punonjës të kompanisë “Alpetrol” kanë rënë në pranga për shpërdorim detyre.
Në pranga kanë rënë Dilaver Idrizaj dhe Dashamir Merkaj, punonjës të Task forcës në ‘Alpetrol’. Po ashtu, në pranga Selami Rustemi, përgjegjës për mbarëvajtjen e pompimit pranë puseve të naftës
NJOFTIMI I PLOTË:
Vihen në pranga 4 punonjës të kompanisë “Alpetrol” për shpërdorim detyre.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. K., 49 vjeç, banues në Fier, me detyrë kryetar i degës teknike Alpetrol.
S. R., 54 vjeç, banues në Fier, pergjegjës për mbarëvajtjen e seperatorëve dhe pompimit.
D. I., 56 vjeç, banues në Fier dhe D. M., 54 vjeç, banues në Ballsh, punonjës të task forcës në Alpetrol.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Y. S., me detyrë Drejtor i Kabinetit të Alpetrol, se këta shtetas në datë 07.12.2021 kanë vepruar në kundërshtim me urdhërin e brendshëm të Drejtorit të kompanisë Alpetrol, duke transportuar një sasi të konsiderueshme me naftë dhe ujë teknologjik të marrë në depozitat e Usojës, e cila do të injektohej në puset e Kashit.
Materialet do i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
/Priza.al/