Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona, pasi kanë grabitur një shumë parash në një banesë në këtë qytet.
Mësohet se në pranga kanë rënë Altin Margjokaj e Elvis Kola. Nën kërcënimin e një mjeti prerë (thikë), kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. Ll., shumën 280 000 lekë të rinj.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar Markgjokaj shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 50.000 lekë të rinj, një maskë, një orë dhe sende me vlerë që dyshohet se janë përfituar nga shuma e parave të vjedhura në banesën e shtetasit M. Ll.
Njoftimi i policisë:
Vodhën nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), një shumë parash, në një banesë, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.
Sekuestrohet një pjesë e shumës së parave që dyshohet se është vjedhur nga këta 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas, për vjedhjen e një shumë parash, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), nga dy persona, në banesën e tij, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Benefit”, për identifikimin dhe vënien të pranga të autorëve të kësaj ngjarjeje.
Si rezultat i operacionit u bë arrestimi i shtetasve:
A.M., 21 vjeç dhe E. K., 17 vjeç, banues në Zejmen.
Këta 2 shtetas, nën kërcënimin e një mjeti prerë (thikë), kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. Ll., shumën 280 000 lekë të rinj. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar A. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 50.000 lekë të rinj, një maskë, një orë dhe sende me vlerë që dyshohet se janë përfituar nga shuma e parave të vjedhura në banesën e shtetasit M. Ll. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime mëtejshme.