Emrat/ Vrasja e biznesmenit në Laç, arrestohen autorët babë e bir

Policia e Kurbinit ka bërë të mundur arrestimin e dy personave si të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli, një ditë më parë në Sanxhak të Laçit.

Mësohet se të arrestuarit janë babë e bir, Skënder dhe Laj Lika. Ata janë kapur në zonën e Fushë-Milotit, ndërsa në pranga ka rënë edhe një person i tretë, por ende nuk dihet roli i tij në ngjarje.

Rakip Roli, i njohur ndryshe si Pilot Roli, u vra mëngjesin e të premtes sapo doli nga banesa.

Në zonën ku ka ndodhur vrasja nuk ka kamera sigurie, gjë që e vështirëson akoma më shumë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *