Partia Demokratike ditën e sotme ka zhvilluar zgjedhjet për kryetar në gjashtë degë të vendit.
Procesi u hap në orën 08:00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe në orën 18:00. Në Berat dhe Tirana 5, për shkak të numrit të lartë të votuesve, procesi vijoi disa orë më tepër.
Tanimë ka përfunduar edhe numërimi në këto degë dhe sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura nga Komisionet e votimi në degë, kryetarë u shpallën:
Dega Berat:
Morën pjesë në garë 4 kandidatë.
Fitues u shpall Shyqyri Dura me 46% të votave
Dega Librazhd:
Morën pjesë në garë 3 kandidatë.
Fitues u shpall Ilirjan Alliu me 53 të votave
Dega Prrenjas:
Morën pjesë në garë 2 kandidatë.
Fitues u shpall Arjan Karriqi me 61% të votave
Dega 1 Tiranë:
Morën pjesë në garë 2 kandidatë.
Fitues u shpall Fetah Hasanaj me 76% të votave
Dega 5 Tiranë:
Morën pjesë në garë 5 kandidatë.
Fitues u shpall Fatmir Myrta, me 47% të votave
Dega 8 Tiranë:
Morën pjesë në garë 2 kandidatë.
Fitues u shpall Gazmend Sallaku, me 64% të votave