Emre Can beson se bashkëlojtari i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham duhet “të mësojë shumë” pas diskutimit të tyre të nxehtë në fushë kur po luanin me Bayern Munich.
Kolegët e klubit mund të shiheshin duke shkëmbyer fjalë pas disfatës zhgënjyese 4-2 kundër rivalëve të titullit të Bundesligës, Bayern Munich.
Dortmund duroi një mbrëmje të mbushur me gabime në Allianz Arena, e cila nxiti mjaft polemika mes lojtarëve.
Can beson se mesfushori anglez Bellingham lejoi që emocionet t’a mposhtnin herë pas here në atë garë, pasi ai vuri në dukje shfaqje të padobishme të zemërimit.
Sipas Çan ai duhet të heqë dorë nga këto aktrime në mënyrë që të shndërrohet në superyll, që ai duket i destinuar të bëhet.
“Jude është ende i ri dhe ai duhet të mësojë shumë. Këtu në fushë përballë 70,000 deri në 80,000, ka pak gjëra që mund të bësh, duhet të jesh aty dhe të kesh një gjuhë të mirë trupore kur shoku i skuadrës bën një gabim ose nuk të sheh. Kjo është ajo që duhet të mësojmë edhe si ekip.”