Emri/ 35-vjeçari dhunonte gruan dhe e monitoronte me kamera kudo!

Jetnor Zhabolit, 35-vjeç është arrestuar nga policia pasi mbante të izoluar gruan, nënë dhe fëmijën e tij të mitur në banesë dhe i monitoronte me kamera. Mësohet se i riu po ashtu ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas, pasi ishte tepër fanatik dhe për rrjedhojë kishte instaluar kamera në banesë, për t’i vëzhguar gjatë kohës që këta të fundit dilnin.

Po ashtu sa herë që largohej nga banesa, Zhaboli ia bllokonte valët e telefonit familjarëve, duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person. Një tjetër fakt i rëndë, është se 35-vjeçari kishte instaluar kamera edhe në dhomën e gjumit dhe tualet, përpos atyre rreth banesës. Si pasojë e kësaj sjellje të 35-vjeçarit, bashkëshortja e tij ka tentuar edhe vetëvrasjen ku policia sot ka gjetur letrat që ajo kishte shkruar për familjarët, duke i lënë lamtumirën

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *