Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mesditë në autostradën Lushnje-Fier.
Burime për median bëjnë me dje se një motoçikletë është përplasur me një mjet, ku për pasojë ka humbur jetën 60-vjeçari Qemal Shala.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur Bishtqethëm.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj përplasje mes dy mjeteve që rezultoi fatale për njërin prej shoferëve.