Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje ku një 48-vjeçar duke drejtuar automjetin e tij është përpllasur me shtyllën elektrike dhe ka ndërruar jetë.
Uniformat blu raportojnë se shoferi kishte pësuar një infarkt në zemër.
Sipas një dëshmitari në vendngjarje viktima i identifikuar si Edi Llupo pak para aksidentit kishte qenë në një bar kafe ku kishte shfaqur probleme me zemrën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:10, në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë, shtetasi E. Ll., 48 vjeç, dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit, si pasojë e atakut kardiak, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë elektrike.
48-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.