Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz. Mjeti tip ‘Benz’ është përplasur me një kolonë betoni në vendin e quajtur Ura e Tapizës, e si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë 43-vjeçari Emri Cani.
Raportohet se viktima ka qenë i vetëm në makinë në momentin që ka ndodhur aksidenti i rëndë.
/Priza.al/