Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për një ish oficer policie.
GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish oficerin e policisë gjyqësore Berat Ledio Ferzaj 46 vjeç.
Nga hetimet e SPAK ai dyshohej për veprime korruptive, i cili në këmbim të një vlere monetare, tentoi të mbyllte një çështje penale në ngarkim të një qytetari.
Ndërkohë agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon bashkëpunumin e ngushtë me institucionet ligjzbatuese për të garantuar integritet në rradhët e Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera mbikëqyrëse.