(Emri) Arrestohet në Kanada shqiptari i shumëkërkuar, vrau policin dhe djalin e tij…

Mediat kanadeze kanë bërë me dije se shqiptari i Engjëll Brahimi, i kërkuar për vrasjen e një polici dhe djalit të tij 8-vjeçar 23 vite më parë është arrestuar më datë 26 janar në Montreal të Kanadasë. Ai jetonte në këtë shtet i fshehur nën identitetin Piro Kota.

Në artikull shkruhet se “Qeveria shqiptare ka kërkuar ekstradimin e Ëngjëll Brahimit, 60 vjeç, një burrë që pretendohet se jeton prej vitesh në Kanada me emrin Piro Kota”.

Sipas një deklarate të depozituar në kërkesën për ekstradim thuhet: “Më 21 maj 2001, kërkuesi u shpall fajtor në mungesë nga një gjykatë shqiptare për vrasje me paramendim për shkak të hakmarrjes, vrasje të kryer në rrethana të tjera specifike, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Dy nga personat mbetën të vrarë, njëri prej të cilëve fëmijë. Tjetri ishte ish-shefi i hetuesisë në qarkun shqiptar të Fierit.” Brahimi akuzohet për vrasjen e oficerit të policisë, Astrit Braçe, dhe djalit të tij 8-vjeçar, në një pritë me armë zjarri më 10 gusht të viti 2000.

Si ndodhi vrasja?

Në vitin 1997, vëllai i Brahimit, Iliriani, u vra në një shkëmbim zjarri me policinë, pasi dikush kishte hapur zjarr ndaj një ambulance. Ndërkohë Braçe ishte një nga policët e pranishëm në momentin e vrasjes së vëllait të Brahimit. Dikush tentoi të qëllonte Braçen në vitin 1999, por u largua. Brahimi ishte i dyshuar për të shtënat, por nuk kishte prova të mjaftueshme për ta akuzuar.

Më 10 gusht të vitit 2000, efektivi Braçe dhe gruaja e tij shkuan në plazh së bashku me djalin e tyre, vajzën, mbesën dhe nipin. Ata kanë qenë të gjithë në të njëjtin makinë kur u sulmuan me armë zjarri në fshatin Pishë Poro.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *