Një atentat me armë zjarri ka tronditur banorët në Shijak paraditen e sotme.
Mësohet se objektivi ka qenë djali i oficerit të policisë, Orlando Petkola, i cili është goditur me breshëri automatiku teksa ishte duke lëvizuar me makinën e tij nga persona ende të paidentifikuar.
Pas atentatit, Petkola është dërguar në spital, por mrekullisht ka shpëtuar pa marrë asnjë dëmtim.