Një atentat me armë zjarr raportohet të ketë ndodhur në Durrës.
Burime për median bëjnë me dije se shënjestra e këtij atentati ka qenë shtetasi, Akil Nerjaku i cili në momentet kur ka ndodhur ngjarja ndodhej në afërsi të zonës së quajtur “Rrota e kuqe”, në rrugën Pavarësia.
Mësohet se automjeti i Nerjakut është qëlluar me snajper, ndërsa plumbi ka përshkruar një tjetër automjet me targa të huaja që ishte i parkuar.
Fatmirësisht shënjestra e këtij atentati ja ka dalë t’i shpëtojë lehtë.
Raportohet se në vendin e ngjarjes kanë qenë më shumë se 100 forca policie.