Alban Bengasi është avokati i arrestuar gjatë mega-operacionit të SPAK, të shtirë në disa qytete.
Bengasi njihet si avokati i Florenc Çapjat, ndaj të cilit është lëshuar urdhër-arresti.
Mësohet e avokati ka kërkuar nga grupe kriminale që të hedhë në erë makinën e ish-bashkëshortes së tij.
Kujtojmë se aksioni i SPAK është duke u zhvilluar paralel në disa qytete. Deri më tani raportohet për 10 persona të arrestuar, ndërsa dhjetëra të tjerë janë shpallur në kërkim. Mes tyre, është edhe Ervis Martinaj e Talo Çela, dy persona që edhe në të kaluarën kanë pasur probleme me drejtësinë.