Emri/ Detaje nga vdekja e 78-vjeçarit në Dimal, viktima u gjet pas 40 minutave

Një ngjarje e rëndë u regjistrua rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme në bashkinë Dimal, ku 78-vjeçari Veshel Lapardhoti,  humbi jetën si pasojë e rrëzimit nga  biçikleta.

U mësua se ka qenë bashkëshortja e tij ajo që e ka gjetur të shtrirë në rrugë dhe ka njoftuar menjëherë Spitalin Rajonal Berat për mbërritjen e ambulancës si dhe policinë. Mësohet se i moshuari ka ndenjur më tepër se 40 minuta i shtrirë në rrugë dhe me shenja jete por ka gjetur vdekjen në duart e bashkëshortes së tij pa mbërritur ende ambulanca, e cila e ka transportuar më pas në Morgun e Spitalit Rajonal Berat.

Sipas burimeve nga familjarët e të moshuarit, 78-vjeçari Lapardhoti vuante nga hipertensioni dhe mendohet se ky ka qenë edhe shkaku i rrëzimit të tij, ndërkohë që do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Burimet policore bëjnë me dije se nga kqyrja paraprake është konstatuar se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune, ndërkohë që grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Ballkanweb.al.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *