Emri/ E rëndë në Fier, humb jetën 40-vjeçari, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve në Patos.

Uniformat blu raportojnë se Alket Malaj, 40 vjeç, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:45, në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve(fonderi), në Patos, shtetasi Alket Malaj, 40 vjeç, dyshohet se gjatë procesit të punës, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *