Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë të Kosovës, pasi ish-komandanti i UÇK-së, Deli Leka ka humbur jetën tragjikisht.
Mësohet se shkak për humbjen e tij është bërë incidenti në ashensorin e një banese kolektive shumëkatëshe.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugën “Ali pashë Tepelena” në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumëkatëshe. Njësitë Policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54 vjeçar.