EMRI/ Ekzekutohet me 20 plumba shqiptari në Ekuador! Një nga autorët mbante një buqetë me lule në dorë dhe më pas…

Ergys Dashi

Lufta mes grupeve kriminale Shqiptare që veprojnë në Guajakil të Ekuadorit në Amerikën Latine, ka rregjistruar viktimës e radhës mbrëmjen e 22 janarit 2022.

Ergys Dashi, 34 vjeç, një shqiptar me origjinë nga qyteti i Durrësit është ekzekutuar në një atentat mafioz. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në kryqëzimin që ndan rrugët Avenue José Joaquín Orrantia, e Mall del Sol, në veri të Guayaquil të Ekudorit. Mediat ekuadoriane shtojnë se Dashi ishte i ulur në një restorant, kur ditën e shtunë rreth orës 19:00, atentatorët e pikasën.

Të dy u futën brenda lokalit duke iu shmangur edhe stafit që u kërkoi certifikatën e vaksinimit. Njëri mbante një buqetë me lule në duar nga e cila nxorri armën dhe qëlloi me breshëri drejt 34-vjeçarit shqiptar duke e lënë të vdekur. Paraprakisht raportohet se shkak për këtë vrasje mund të jetë bërë e shkuara e Dashit, i cili rezulton të jetë përfshirë në trafikun e drogës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur e sekuestruar 20 gëzhoja. I riu rezuton të jetë qëlluar në pjesë të ndryshme të trupit, kryesisht në kokë, të shtëna që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

“…fillimisht nuk dihej identiteti i të ndjerit, por pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës, u konfirmua identiteti dhe origjina e tij nga Evropa Lindore, nga rajoni i Ballkanit…”-raportojnë mediat vendase.

Ndërsa më pas u mësua plotësisht se viktima ishte shtetas shqiptar, pjesë e një grupi kriminal në Shqipëri, që vepron në Durrës dhe Tiranë.

Atentati me shënjestër shqiptarin la edhe një vajzë të plagosur. 26-vjeçarja Angie Romero ishte ulur në tavolinën ngjitur me shqiptarin dhe një plumb e kapi në këmbë.

Kush ishte Ergys Dashi?

Dashi kishte disa kohë që jetonte përkohësisht në Guajakil të Ekuadorit, ndërsa dyshohet se aktiviteti i tij në këtë shtet, ka qenë trafiku i lëndëve narkotike. Ai rezulton të jetë pjesë e një grupi kriminal në Tiranë dhe Durrës, ku drejtuesit e këtij grupi kohët e fundit janë zhvendosur në Dubai dhe prej këtij monitojnë trafikun e kokainës nga Ekuadori në vendet e Evropës si dhe në Shqipëri.

Dashi, ishte njeriu i besuar i E.D dhe P.D, që të dy persona të shpallur në kërkim nga drejtësia Shqiptare dhe ajo italiane.

Mediat në Guajakil raportojnë se:”…Ergys Dashi, 34 vjeç, u identifikua si njeriu i vrarë në restorantin Grilling, në Avenue José Joaquín Orrantia, diagonalisht me Mall del Sol, në veri të Guayaquil. Sipas burimeve policore, individi do të kishte pasur lidhje me trafikun e drogës…”.

/Burimi: Extra.ec/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *