Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me vrasjen e ish-drejtorit të Tensionit të lartë të Veriut, Sajmir Jaku, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2016.
Burime për median bëjnë me dije se Dorjan Keqi është vrasësi me pagesë, i cili në bashkëpunim me një grup të strukturuar kriminal kreu vrasjen e Jakut. Keqi u arrestua këtë të martë nga policia, ku në banesën e tij u gjetën në cilësinë e provës materiale 21 aparate celulare dhe 6 mbajtëse të kartave SIM.
Ky i fundit akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”.