Me vendim të Këshillit të Ministrave sot është emëruar Drejtori Ekzekutiv i Autoritetet të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj. Më herët këtë post e mbante Edlira Kraja, e cila sot është liruar nga detyra.
VENDIM PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT EKZEKUTIV TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
VENDIM PËR EMËRIMIN E DREJTORIT EKZEKUTIV TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 12, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Maksim Et’hemaj emërohet drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
/Priza.al/