Elio Jani është emëruara nënkryetari i ri i Bashkisë së Durrësit.
Jani bëhet nënkryetari i tretë i Bashkisë, pas Gentian Kallmit dhe Renis Mullajt, i cili u emëruar vetëm një muaj më parë.
Në organikën e bashkisë së Durrësit janë 4 nënkryetarë kështu që pritet që në javët në vazhdim të caktohet një tjetër emër.
Jani aktualisht mban postin e sekretarit organizativ të PS Durrës dhe njëkohësisht ushtron detyrën e këshilltarit bashkiak dhe kryetarit të Komisionit të Strehimit dhe Shërbimeve Publike në KB.