Amerika ëndërra e të gjithëve, Lotaria Amerikane është bërë njëra prej mundësive ku gjithsecili prej nesh mund të fitojë një jetesë të re.

Të fitosh Lotarinë amerikane do të thotë një jetë e re.

Lotaria amerikane është ëndrra e përvitshme e shumë qytetarëve. Edhe për 40-vjeçarin nga Gjirokastra ishte e tillë derisa u shpall fitues. Por ëndrrat kthehen në makth nëse përpiqesh të gënjesh amerikanët apo të kryesh vepër penale sikundër veproi 40-vjeçari.

Dorëzimi i një diplome gjimnazi të falsifikuar në dokumentet e lotarisë amerikane i ka kushtuar edhe një dënim me burg në Gjykatën e Tiranës.

I pandehuri Marsel Mera është shpallur fajtor për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve shkollore” dhe dënuar me 4 muaj heqje lirie. Rasti i tij u zbulua nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, gjatë filtrimit të dokumenteve të paraqitura nga 40 vjeçari si fitues i lotarisë amerikane.

Ai ka treguar për hetuesit se dëftesa ishte blerë nga babai i tij në vitin 2004 kundrejt një shumë prej 4500 lekësh.

Ambasada Amerikane në Tiranë, theksi tek vijimi i reformës në drejtësi |  Top Albania Radio | It's time

/Priza.al/