(Emri + Foto) U kap në ‘fermën’ e kanabisit/ Shqiptari para gjykatës angleze: Në Shqipëri më rrezikohet jeta

Një shtetas shqiptar  është dënuar me 22 muaj burg pasi u kap në Angli duke ruajtur bimë kanabisi me vlerë deri në 848,000 paund në Angli është ë një fermë kanabisi. Mediat britanike shkruajnë se ai është 30-vjeçari Arnold Hazizi.

Oficerët e policisë britanike gjatë kontrollit të ‘fabrikës së kanabisit’  hynë në pronë hasën një derë të përforcuar, grila çeliku dhe një alarm. Hazizi, i cili ishte i vetmi person brenda tentoi të arratiset duke u ngjitur përmes paneleve të çatisë por u arrit të kapej nga policia.

Një pjesë e ndërtesës ku u kap 30-vjeçari ishte shndërruar në një fabrikë të madhe kanabisi, me 1010 bimë, të cilat në tregun e paligjshëm kapnin vlerën e 848,400  paundëve.

Gjatë seancës gjyqësore, Hazizi deklaroi se në Shqipëri kishte punuar në  fermën e tij familjare, por për shkak të borxheve ishte detyruar të shkonte ilegalisht në Britaninë e Madhe.

 “Jam i zhytur në borxhe në Shqipëri”, ka deklaruar ai.

Ndërsa avokati i tij u shpreh: “Ai ka një grua, një fëmijë dhe prindërit atje. Erdhi në Angli në Janar të 2022-it. Rrezikohet në Shqipëri”

Gjykatësi tha se çështja e dëbimit u përket autoriteteve të tjera, por mendimi i tij ishte që i pandehuri të dëbohet në momentin e lirimit nga burgu.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *