Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me 16 muaj burg në Britani, pasi është kapur në një ‘shtëpi bari’.
“Jam i lumtur që u arrestova. Puna këtu është e mjerueshme” – tha Erald Abmetaj pasi u ndalua nga policia britanike.
Mediat e huaja shkruajnë se Abmetaj është arrestuar më 12 dhjetor të vitit të kaluar. Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia gjeti dhe sekuestroi 481 bimë kanabisi.
22-vjeçari, i cili e cilësoi punën si ‘të mjerueshme’, kishte mbërritur në Britani pak muaj para se të arrestohej. Abmetaj iu ofruar puna si ‘fermer’ pasi mbërriti në Londër dhe u gjet i pastrehë. Detyra e tij konsistonte në ujitjen e bimëve dhe përkujdesje.