Emri/ Futbolli në zi, ndërron jetë ish-lojtari i Interit

Futbolli italian është në zi! Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare ish-futbollisti i Interit dhe i kombëtares së Italisë, Serxho Brigenti.

Serxho Brigenti

Këtë lajm e kanë bërë vetë publike familjarët e ish-futbollistit teksa sqarojnë se Brigenti është ndarë nga jeta nga një sëmundje e papritur që e kishte përfshirë.

Brigenti ishte një ndër sulmuesit më me emër në Itali, teksa nga viti 1949 e deri në vitin 1965 ai kishte shënuar 155 gola mes Serisë A dhe Serisë B. Gjithashtu, Serxho Brigenti ka fituar dy tituj kampionë me Interin në sezonet 1952/1953 dhe 1953/1954.

Vlen të theksohet se Brigenti ka qenë futbollisti i parë italian, i cili ka shënuar Anglisë në stadiumin “Wembley” më 6 maj 1959 me rezultatin 2-0.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *