Emri/ Gara e Primareve në PD, një tjetër demokrat shpall kandidaturën për Bashkinë e Fierit

Partia Demokratike shtyu deri më 12 nëntor procesin e regjistrimit në primare, ndërkohë që procesi është mbyllur për Tiranën.

Një ditë pas këtij vendimi, një demokrat ka shpallur kandidaturën e tij në primaret për bashkinë e Fierit.

Bëhet fjalë për Ermal Hametajn, i cili është kreu i dhomës së avokatisë në Fier.
Hametaj do të ketë përballë Artur Mahmutajn dhe Edvar Kodhelin, të cilët e kanë shpallur më parë kandidaturën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *